“Fatmirësisht ne nuk kemi hasur asnjë provë domethënëse qëtregon manipulim apo parregullsi në zgjedhjet presidenciale. Kështu që nuk ka asnjë arsye përse këshilli të vendosë anullimin e zgjedhjeve. Parregullsitë që kanë ndodhur përpara ditës së zgjedhjeve nuk janë objekt hetimi për Këshillin e Gardianëve”, tha zëdhënësi për shtyp i këshillit Abbas Ali Kadkhodaei. Ndërkohë mësohet se presidenti Ahmedinejad i rizgjedhur më 12 qershor do të betohet si president i Iranit në fund të korrikut ose 20 ditëshin e parë të Gushtit. “Betimi i presidentit Mahmoud Ahmedinejad për mandatin e tij të dytë si president do të bëhet mes datave 26 korrik dhe 19 gusht”- njofton agjensia e shtypit iranian. Ahmedinejad fitoi me 63% në zgjedhjet e 12 qershorit të akuzuara nga lideri opozitar Mir Hosein Moussavi si të parregullta dhe të manipuluara.