Në një intervistë për “ABC Neës”, Ahmadinejad është shprehur se lajmet e publikuara së fundmi në mediat amerikane janë tërësisht të pavërteta. “Kritikat ndaj Iranit për programin e tij bërthamor janë kthyer në shaka të vazhdueshme pa shije”, ka deklaruar Ahmadinejad, i cili ka ritheksuar se programi bërthamor i Iranit ka vetëm qëllime paqësore.


