Iran – Ahmadinejad kërkon të respektohen të drejtat për mbrojtjen e Roxana Saberit

Zyra e presidentit i ka dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm të Teheranit të cilit i kërkon që “t’i kushtojë vëmëndje personale cështjes dhe e akuzuara të ketë të gjitha liritë dhe të drejtat për t’u mbrojtur”. Të shtunën presidenti amerikan, Barak Obama ishte shprehur i “zhgënjyer” për dënimin e Roxana Saberit, por hoqi dorë nga një polemikë shumë e ashpër për këtë cështje me autoritetet e Teheranit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Advertisement