Irak – Te ndalohet denimi me vdekje

Iraku duhet t’i japë fund dënimit me vdekje, bëri të ditur “Amnesty International”. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me bazë në Londër i kërkon në një komunikatë Ministrisë së Drejtësisë të ndërhyjë, duke u shprehur se ekzekutimet e ardhshme mund të kryhen javën e ardhshme. Sipas saj, presidenti dhe dy zëvendësit e tij kanë miratuar 128 dënime me vdekje. “Autoritetet mendohet t’i kryejnë ekzekutimet në grupe me nga 20 në javë”. Ajo shkruan se rivendosja e dënimit me vdekje në vitin 2004, pas një pezullimi për një vit, nuk ka arritur të pengojë aktet e përgjakshme të dhunës. “Realiteti tregoi se dhuna vazhdoi në nivele shumë më të mëdha dhe se dënimi me vdekje rezultoi të mos ketë efekt”, bëri të ditur drejtori i departamentit për Lindjen e Mesme, Malcolm Smart.
Advertisement