Irak – Sot votohet qeveria e re

Deputetët do të votojnë në një listë me 42 emërime për poste ministrore, ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit. Kabineti i ri pritet të përfshijë fraksionet më të mëdha, si kurdët, shiitët dhe arabët sunitë. Vendi ka qenë në pritje të formimit të qeverisë së re që pas zgjedhjeve të muajit Mars. Kryeministri në detyrë, Nouri al Maliki u ricaktua në Nëntor në krye të ekzekutivit pas një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit. Ai duhet t’i publikonte postet e reja të kabinetit ditën e Hënë, por negociatat e minutave të fundit mes fraksioneve rivale cuan në shtyrjen e tyre.

Advertisement