Irak – Partia Punetore e gatshme te dorezoje armet

Presidenti irakian Jalal Talabani i ka bërë thirrje Turqisë që të ndërmarrë amnisti për separatistët kurdë. Talabani tha se Partia Punëtore e Kurdistanit është e gatshme t’ia dorëzojë armët trupave amerikane në veri të Irakut, nëse amnistia bëhet publike. Në konfliktin prej disa dekadash mes kurdërve dhe Turqisë zyrtare kanë humbur jetën me mijëra njerëz. Partia Punëtore e Kurdistanit cilësohet si organizatë terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja. Presidenti irakian Talabani i përket komunitetit kurdë që jeton në veri të Irakut.
Advertisement