Autoritetet irakiane liruan dje Muntazer al-Zaidin nga një burg i Bagdatit pasi i vuajti dënimin prej 9 muajsh. Gazetarit iu bë një pritje madhështore, pasi menjëherë pasi gjuajti ish-presidentin e SHBA-së u quajt hero nga vendet arabe madje për nder të tij u vendos monument edhe një këpucë. Al-Zaidi gjuajti me këpucë ish presidentin Bush dhe e quajti atë “qen” dhjetorin e kaluar në Bagdat gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Zoti Bush u përkul duke shmangur goditjen. Menjëherë pas lirimit nga burgu, gazetari al-Zaidi doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi fajtor presidentin Bush për vuajtjet që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në vendin e tij në vitin 2003. Ai nuk kishte kryer kurrë vepra penale më parë dhe sjellja e mirë gjatë qëndrimit në burg liruan më herët gazetarin i cili ishte dënuar me tre vite burgim.


