Irak – Ki Moon, situata është përmirësuar

Në një raport për Këshillin e Sigurimit, Ki Moon tha se zyrtarët irakianë kanë bërë të ditur se forcat lokale të sigurisë janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësitë e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Por, kreu i OKB-së theksoi se forcat e armatosura kundërshtare, si Al Kaeda dhe ekstremistë të tjerë, vazhdojnë të tregojnë se kanë kapacitete për të kryer sulme të fuqishme. Ki Moon pranoi se procesi i pajtimit në Irak mbetet “i ndjeshëm”, por u bëri thirrje irakenëve që mos ti dorëzohen frikës ose hakmarrjes dhe në vend të kësaj së bashku t’i zgjidhin cështjet në fushën politike, elektorale, ekonomike dhe shoqërore.

Advertisement