“Iraku kërkon të marrë një kredi prej shtatë miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të plotësuar deficitin e saj buxhetor për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm”, deklaroi Sulagh. Parlamenti irakian miratoi në fillim të muajit mars 2009 një buxhet të përgjysmuar në raport me projektin e parë të qeverisë, si pasojë e uljes së madhe të cmimit të naftës bruto për një vend që përfiton më shumë se 90% të të ardhurave nga nafta dhe gazi.