Irak – Denohet me tre vjet burg gazetari qe goditi me kepuce ish presidentin Bush

Eshte denuar me tre vjet burg Muntazer al-Zaidi, gazetari irakian qe goditi me kepuce ish-presidentin amerikan Bush. Ai deklaroi se ishte i pafajshem dhe se kishte reaguar ashtu sic do te vepronte cdo irakian tjeter. Nderkohe avokati i reporterit tha se vendimi ishte i ashper dhe se nuk ishte zbatuar ligji, keshtu qe do ta conte ceshtjen ne apel.  Incidenti ndodhi ne muajin dhjetor gjate nje konference shtypi te Bushit ne Bagdad. Denimi i marre konsiderohet i ulet krahasuar me hamendesite se mund te kishte marre 15 vjet heqje lirie. Veprimi i Al Zaidit u pershendet nga shume vende arabe.
Advertisement