Irak – Denohen ish bashkepunetoret e Sadam Hyseinit

Ish kryeministri irakian në kohën e regjimit të dikatorit Sadam Hysein, Tarek Aziz eshte dënuar me 15 vite burg nga Gjykata Speciale e Irakut për përfshirje në ekzekutimin e 42 tregtarëve në vitin 1992. Ndërkohë që Gjykata irakiane ka dënuar me vdekje dy gjysmë vëllezërit e Sadam Hyseinit, Uatban Ibrahim (ish-ministër i Brendshëm) dhe Sabaui Ibrahim al Hysein (ish-shef i shërbimeve të sigurisë). Ish-sekretari personal i Sadam Hyseinit, Abded Hamid Humud, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa ish- ministri i Financave Ahmed Kudair u dënua me gjashtë vite burg.
Advertisement