Irak – Britania fillon terheqjen e trupave

Britania e Madhe fillon sot tërheqjen e ushtarëve nga Iraku. Kontigjenti britanik në qytetin Basra do t’ua dorëzojë bazën ushtarake trupave amerikane, të cilat do të vazhdojnë të stërvisin policinë irakiane në këtë qytet në jug të Irakut. Komandanti britanik në bazën ushtarake në Basra, Andy Salmon, e ka cilësuar përfundimin e misionit në këtë qytet tejet të rëndësishëm. Britania e Madhe ishte aleati kryesor i SHBA-ve gjatë kohës së nderhyrjes në Irak në mars të vitit 2003.
Advertisement