Irak – Al-Maliki dënon bastisjen e ushtrisë së SHBA

Ndërhyrja e së dielës në qytetin jugor shiit, Kut, përfundoi me një grua të vrarë dhe gjashtë persona të arrestuar, të dyshuar se kanë lidhje me grupet militante shiite. Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se nuk e ka shkelur marrëveshjen, duke theksuar se autoritetet e Irakut ishin njoftuar para se të ndërmerrej aksioni. Më vonë, zyrtarët irakianë kanë liruar të 6 personat e dyshuar. Ushtria amerikane ka shprehur ngushëllime te familja e gruas së vrarë.

Advertisement