Irak | 19 të vrarë dhe 189 të plagosur nga atentatet

Të paktën 19 persona u vranë dhe 189 të tjerë u plagosën sot në mëngjes pas një sërë atentatesh në Irak, bënë të ditur burime mjekësore dhe të sigurisë. Rreth 17 atentate kanë ndodhur në mëngjes, ndërkohë që irakianët po shkonin në vendet e tyre të punës. Në Bagdad, gjashtë atentate kamikaze, njëri prej të cilëve në hyrje të aeroportit, kanë shkaktuar tetë të vdekur dhe 48 të plagosur, ndërkohë që në Tuz Kurmatu, në veri të vendit, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e tre sulmeve të të njëjtit lloj. Atentatet kanë goditur gjithashtu Nasirian, Hilan, Samarran, provincën e paqendrueshme të Salahedines dhe Bakuba.

Advertisement