“Inter”-“Barcelona”, 5.8 milionë euro nga biletat, rekord për futbollin italian

Ndeshja “Inter”-“Barcelona” e vlefshme për Ligën e Kampioneve, hyn në historinë e futbollit italian.

Janë grumbulluar plot 5.8 milionë euro nga biletat, shifra më e lartë e mbledhur ndonjëherë për një ndeshje futbolli në Itali.

Advertisement

Për këtë sfidë të shumë pritur janë shitur 73 mijë e 500 bileta. Këtë lajm e komunikoi vetë klubi i “Interit” nëpërmjet një komunikate zyrtare ku bënte publike shifrën e mbledhur dhe numrin e biletave të shitura.

Kjo ndeshje thyen rekordin e vendosur sezonin e shkuar gjatë ndeshjes “Roma”-“Barcelona” ku u grumbulluan rreth 5.2 milionë euro.

Por këto rekorde nuk janë të reja për klubin e “Interit” i cili për ndeshjen me “Juventusin” e datës 28 prill 2018, kishte sjellë ne arkat e klubit plot 5.2 milionë euro.

Burimi: ATA