Informaliteti, Shehaj: Janë kryer mbi 13 mijë kontrolle në 10 ditët e para

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisejda Shehaj ka publikuar rezultatet e operacionit kundër informalitetit në 10 ditët e para të tij. Sipas znj. Shehaj janë kryer mbi 13 mijë kontrolle në të gjithë vendin, ku në 1968 subjekte janë gjetur shkelje.

Sipas shifrave, ka një rritje të xhiros me 66 milionë dollarë. Nga 1 shtatori deri më 10 shtator tha znj. Shehaj, ka një rritje me 50 për qind të lëshimit të kuponave, përkthyer në numra, 5.6 milionë kupona.

Advertisement

Ndërsa kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli tha se nga kontrollet e ushtruara nga ky inspektorat janë evidentuar 325 punonjës që kryenin punë informale, të cilët tashmë janë futur në skemën e sigurimeve. Kjo shifër është gjetur në 186 subjekte, ku një pjesë e tyre në fakt kishin edhe licencë.