“Infinite Bad Guy” për të festuar 1 miliard shikime

Billie Eilish është pa dyshim një nga artistet më gjeniale dhe ky projekt i fundit është veç prova e radhës. 

Për të festuar një miliard shikime të “Bad Guy”, në  YouTube ajo ka realizuar videon e parë të pafund muzikore. Projekti titullohet “Infinite Bad Guy” dhe bashkon qindra mijëra video cover të realizuara nga fansa të artistes.  Vizioni i videos shpjegohet mirë në videon e mëposhtme 🙂 

Advertisement

Për të parë  “Infinite Bad Guy” duhet të lidhesh me sitin  billie.withyoutube.com. 

Singëlli “Bad Guy” u publikua në mbarë botën më 29 mars 2019, i pesti singëll nga albumi debutues i Billie-t “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”. Kenga dhe teksti janë shkruar nga vetë artistja dhe i vëllai.