Infermieri i akuzuar për tentativë përdhunimi, Gjykata i cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu infermierin e spitalit të këtij qyteti Everest Duka. 26 – vjeçari u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte abuzar me një paciente 16 – vjeçare, e cila ka qenë e shtruar në repartin e nefrologjisë aty ku punonte Duka.

Por pas shqyrtimit të fakteve gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë detyrim paraqitje për infermierin.

Advertisement

Prokuroria ka dyshime se e gjithë kjo histori të jetë një sajesë dhe kjo është arsyeja pse Duka është lënë i lirë. Megjithatë hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivet e kësaj ngjarje.