Indonezi – Cahet diga, 77 te vdekur dhe 100 te zhdukur

Si pasoje e carjes se nje dige te ndertuar ne vitet ’30 ne liqenin Situ Gintung ne kryeqytetin indonezian Xhakarta, nga shirat e rrembyeshem jane shkaktuar 77 te vdekur dhe 100 te tjere te zhdukur. Autoritetet lokale thone se numri pritet te jete me i madh. “Bilanci i viktimave mund të rritet pasi autoritetet janë të fokusuar në gjetjen e personave të zhdukur”, deklaroi zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Katastrofat Natyrore, Priyadi Kardono. Dhjetra vullnetarë u bashkuan me ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët vazhdojnë operacionet e kërkimit nëpër rrënoja dhe në zonën përreth, pas çarjes së digës. Masa e ujit permbyti afro 400 shtepi ne nje zone te banuar, nderkohe qe banoret ende po flinin. Po vazhdojne perpjekjet per shpetimin e te mbijetuarve qe kane mbetur ne kete rajon, ndersa priten ndihma emergjente per familjet e viktimave, si dhe vendstrehime. Qeveria do te ndihmoje ne rindertimin e shtepive, nderkohe qe edhe diga duhet te riparohet sa me shpejt.
Advertisement