Indonezi – Anulohen fluturimet për shkak të hirit vullkanik

Monday, December 8, 2025

Disa fluturime nga Singapori në Malajzi janë anuluar dhe qeveria ka paralajmëruar linjat e tjera që të mos ndërmarrin rrugë të tjera pikërisht për shkak të hirit. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën që kur Merapi filloi të aktivizohej javën e kaluar. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vullkani mund të vazhdojë të qëndrojë i ndezur edhe për njëfarë kohe. “Mund të zgjasë për disa javë, apo edhe muaj”, ka deklaruar studiuesi Subandrio për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -