Lajmin e bën të ditur shtypi lokal, sipas të cilit disa kompani udhëtimesh kanë anuluar fluturime të shumta për në qytetin e Xhakartës. Ndërkohë, frika nga hiri i vullkanit ka bërë që presidenti amerikan Barack Obama të shkurtojë qëndrimin e tij në Indonezi. Shefi i Shtëpisë së Bardhë është nisur disa orë më parë për në Korenë e Veriut, për të marrë pjesë në samitin e G20, që nis punimet nesër në Seul.


