Indi – Protestat kundër ligjeve indiane do të vijojnë

Syed Ali Shah Geelani ka deklaruar se ai dëshiron tërheqjen e forcave indiane të sigurisë nga rajoni dhe shfuqizimin e ligjeve për gjendjen e jashtëzakonshme. Geelani është një nga tre liderët separatistë më influentë, që u takuan dje me përfaqësues të Parlamentit indian. Mbi 100 persona kanë humbur jetën në Kashmir që prej qershorit, kur filluan dhe protestat e dhunshme. Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr me municione të vërteta për të shmangur grupet e protestuesve, të cilët kanë qëlluar me gurë. Në aktet e fundit të dhunës në luginën myslimane, pesë persona mbetën të plagosur ditën e hënë në përleshjet me ushtrinë, jashtë qytetit të Sopores.

Advertisement