Indi – Marrëveshje tregëtare me Korenë e Jugut

Përvec shkurtimit ose eleminimit të tarifave tregtare, pakti në fjalë synon të nxisë krijimin e vendeve të punës në të dy vendet. Ministri korean i Tregtisë, Kim Jong Hoon dhe ai indian Anand Sharma firmosën marrëveshjen. “Ne do të jemi në gjendje të kemi akses te një e gjashta e tregut global dhe marrëveshja do të krijojë një mundësi për përforcimin e marrëdhënieve me Indinë”, ka deklaruar ministri korean. Bizneset mes dy vendeve janë rritur me ritme marramëndëse në vitet e fundit duke arritur vlerën e 15.6 bilionë dollarëve vetëm në vitin 2008.

Advertisement