Indi – Dita e tretë e vizitës së Presidentit Obama

Ditën e shtunë, Presidenti nënshkroi një kontratë 10 bilion dollarë mes Indisë e SHBA-së për eksportet. India është ekonomia e tretë më e madhe në Azi. Promovimi i shkëmbimit tregtar me Indinë vlerësohet si një akt delikat nga presidenti Obama duke marrë parsysh shqetësimin e amerikanëve për humbjen e vendeve të punës dhe situatën ekonomike. Pas Indisë, Obama do të udhëtojë drejt Indonezisë, ndërsa më pas do të marrë pjesë në takimin e G20 në Korenë e Jugut si dhe në një samit në Japoni. Turi i tij në Azi do të zgjasë 10 ditë.

Advertisement