Sipas burimeve zyrtare, nga 67 raste vdekjeje të dyshuara se janë shkaktuar nga temperaturat e larta, është konfirmuar se 15 persona kanë gjetur vdekjen nga vapa në pjesën lindore të vëndit. Që prej muajit mars ky rajon është përfshirë nga moti i nxehtë. Sinoptikanët parashikojnë nxehtësi përvëluese edhe për dy javë të tjera.