Importi i mbetjeve, protestuesit përplasen me policinë
Shoqëria Civile dhe ambientalistët po protestojnë sot para parlamentit kundër miratimit të pr/ligjit për importin e mbetjeve. Mes tyre dhe policisë është shënuar përplasje pasi ata tentuan që të bllokojnë rrugën duke vendosur një kazan plehrash.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke mos lejuar bllokimin e rrugës dhe larguar protestuesit.
Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë ligjin, pasi do të ndotë akoma më shumë vendin.
Protestuesit janë shprehur se ligji nuk jep garanci për ndalimin e importit të mbetjeve të rrezikshme.
Shoqëria Civile dhe ambientalistët kanë deklaruar se do të protestojnë edhe para Presidencës për t’i kërkuar kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin, ndërsa nëse Nishani e kalon do të mbledhin firmat për referendum.
Në seancën e sotme është parashikuar votimi i ligjit për importin e mbetjeve, ndërsa LSI ka propozuar një amendament sipas të cilit Shoqëria Civile ka të drejtë që të mbikëqyrë procesin.