Imazhet e reja të L’Oreal

Në Festivalin e Kanës, Freida Pinto, Avangeline Lilly dhe Elizabeth Banks janë prezantuar si zëdhënëset e reja, pasuese të Jennifer Aniston, Beyonce, Scarlett Johansson, Penelope Cruz, Eva Longoria etj. “Jam shumë entuziaste për bashkimin me të madhen familje L’Oreal dhe gjithë këto personalitete, që më bën krenare që i përkas”,- ka thënë Freida. Lily e njohur për rolin në LOST ka thënë: ”Është një burim krenarie për mua përfaqësimi i kësaj marke, ambicja e së cilës është t’u përgjigjet aspiratave për bukuri dhe të qenurit mirë të çdokujt”. Ndërkohë aktorja tjetër Banks e njohur për rolet në filmat “W”, “Role Models” dhe “Catch me if you can” ka komentuar: ”Jam e nderuar të jem një nga personazhet e L’Oreal dhe t’u bashkohem një grupi femrash të njohura që thonë shprehjen ikonë “SEPSE JU VLENI”.

Advertisement