ILDKPKI: Kallëzim penal për Arben Ndoken

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit bën të ditur përfundimin e kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private të Arben Ndokes, kontroll i filluar me urdhërin e Inspektorit të Përgjithshëm më datë 28.7.2015.

Në përfundim të kontrollit, sipas njoftimit për mediat, rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1,5 milion euro dhe për rrjedhojë Arben Ndoka, i cili pesë ditë më parë dorëzoi mandatin e deputetit, është kallëzuar penalisht në prokurori.

Advertisement

Arben Ndoka ka refuzuar edhe ftesën e ILDKPKI dërguar me datë 27.8.2015, duke mos u paraqitur për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, duke u bërë rasti i dytë që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shpërfillin ligjin dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit.