Komisioni i Ligjeve diskutoi sot raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), për vitin 2014.
Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj, gjatë prezantimit të veprimtarisë së institucionit që ai drejton tha se prej dhjetë vitesh nuk dënohet asnjë zyrtar që kapet me shkelje në deklarimin e pasurisë, duke i propozuar Kuvendit heqjen e ndëshkimit me gjobë dhe aplikimin e dënimit me një vit burg.
Sipas Kryeinspektorit, zyrtarët duhet të kontrolloheshin në çdo dy vjet, por kjo nuk kishte ndodhur. Me hedhjen e shortit, tha ai, minimalisht të gjithë zyrtarët një herë në 7 vjet duhet të kontrollohen.
Për herë të parë janë bërë kallëzime për dyshime për pastrim parash. Nuk ka mbetur strukturë e shtetit pa gjetur zyrtarë me shkelje. Kemi bërë 116 kallëzime penale, krahasuar me 6-7 kallëzime në vit që janë bërë më parë”, tha Ganaj.
Kreu i ILDKPKI-së theksoi se vetëm gjatë vitit 2014 janë gjetur në shkelje të ligjit rreth 600 zyrtarë.
ILDKP propozon një vit burg për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë
Friday, December 5, 2025
SourceATSH
- Advertisment -


