Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi dje një operacion në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në Unazën e Madhe, në kryeqytet.
Sipas zyrës së shtypit të IKMT-së, plani i punës përfshin segmentin rrugor Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike.
IKMT është në mbështetje të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili ka kryer edhe shpronësimet e objekteve të planifikuara për shembje.
IKMT ka planifikuar shembjen e tri godinave, përkatësisht dy trekatëshe dhe një njëkatëshe. Operacioni në këtë zonë parashikohet të zgjasë disa ditë.