Iggy Azalea ka njoftuar përmes Instagramit ndarjen e saj nga i fejuari, Nick Young.
“Fatkeqësisht, edhe pse e dua Nick-un dhe jam përpjekur të kem sërish besim tek ai, është bërë e qartë në javët e fundit se nuk e bëj dot këtë. I uroj Nick-ut më të mirat. Asnjëherë nuk është e lehtë të ndahesh nga një person me të cilin ke planifikuar gjithë të ardhmen tënde, por e ardhmja mund të rishkruhet dhe sot e ardhmja ime është një faqe e lënë e bardhë.”
Vetë atleti e ka konfirmuar ndarjen pak pas saj duke shkruar vetëm një fjalë: “Single”.
Azalea dhe Young kanë qënë në qëndër të vëmëndjes në muajt e fundit pasi ylli i NBA pranoi se e kishte tradhëtuar të fejuarën e tij.