Iggy Azalea largohet nga rrjetet sociale pas komenteve negative

Me sa duket i ka ardhur në majë të hundës.

Këngëtarja Australiane është larguar nga rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove të saj me rroba banjoje dhe kritikave që erdhën lidhur me pamjen dhe trupin e saj.
Fotografitë ku Iggy ishte në plazh me të dashurin e saj Nick Young, morën komente negative lidhur me format e saj të plota.
Këngëtarja ka adresuar kritikat nëpërmjet një komenti në Twitter, ku shkruante se do të largohej nga rrjetet sociale pasi nuk dëshironte të përfshihej nga vorbulla e negativitetit.
“Sapo jam kthyer nga pushimet. Dola online dhe pash se qenka shokuese për ju të jesh femër dhe të kesh celulit. LOL. Urrejtja dhe negativiteti që shoh online po më bëjnë nevrike dhe unë nuk jam e tillë. Nuk mund të bëhem e keqe si pasojë e mënyrës se si po më trajtoni me komente, fansat e mi nuk e meritojnë këtë. Prandaj premtoj se do të vazhdoj të buzëqesh.”
Iggy vijon më tej: ” Dua të njoftoj fansat e mi se do të largohem për pak kohë nga rrjetet sociale. Dua të jem e lumtur ndërsa këtu ka negativitet. Që nga dita e sotme me postimet këtu do të merren menaxherët e mi, vec rasteve kur mesazhet do të jenë në fund me shenjën IA. Ju dua shumë!”

Advertisement