Iggy Azalea ka shtyrë ditën e dasmës

Iggy Azalea ka vendosur të shtyjë ditën e saj të dasmës me Nick Young.
Në një intervistë me Ryan Seacrest, ajo ka treguar edhe arsyen.
“Jam ende duke e planifikuar dasmën, por për momentin më duhet të shkoj në turne dhe prandaj po e shty. E kishim planifikuar për në fund të këtij viti, por mua më duhet të punoj dhe ndaj do të na duhet të presim pak më shumë”, ka thënë rreperja.
Azalea sqaroi se i fejuari i saj e ka mbështetur.

Advertisement