I urinuan në kokë dhe e filmuan, policia zbulon autorët

Një i ri 20-vjeçar ra viktimë e bulizimit të shfaqur nga dy të rinj të tjerë, që në shenjë hakmarrje i urinuan në kokë të riut A. Ç dhe filmuan të gjithë skenën. Video me pamjen e rëndë ka marrë gjithë vëmendjen e Policisë së Tiranës, e cila identifikoi autorët e saj: R. N 34 vjeç dhe D. N 19 vjeç. Policia bëri me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” për dy autorët. I dëmtuari A. Ç mësohet të ketë thënë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, autorët e këtij veprimi e morrën me dhunë në mjetin e tyre dhe më pas kryenë veprime të pahijshme me të, të cilat i filmuan.

Advertisement