I mbyllur në çmendinë

Kjo ka qenë jeta e Mauro Marin përpara se të hynte në shtëpinë më të famshme në Itali, atë të Grande Fratello. Viktimë e një sëmundjeje fizike dhe mendore ai ka qenë i detyruar të kalojë vite të tëra në një spital psiqiatrik. Është vetë ai, fitues i Grande Fratellos që e ka treguar këtë eksperiencë në librin “C’e qualcosa che non vi ho detto”, pjesë nga të cilat i ka publikuar paraprakisht e përjavshmja CHI.

“Pranoj se këmisha e forcës nuk më ka pëlqyer kurrë. Kujtoj se kur më lidhnin në shtrat, nuk ndieja më gjakun të më rridhte ndër deje. Qetësuesit për një kohë të gjatë më vranë. Në çmendinë ditët ishin të gjitha njësoj. E kam menduar shumë shpesh e me dëshirë që të hidhesha nga kati i 3-të apo të hidhesha tek shinat e trenit”,- ka thënë ai. Por më pas Marin vendosi të merrte pjesë në reality show-n. “Bëja audicionin për reality-n ndërkohë që isha në spital. Doktor Carlo Alberto Cavallo, psikolog i programit dinte gjithçka. Më thoshte se isha mirë dhe isha gati për një eksperienc të tillë”.

Advertisement