I gjuajnë me shishe në skenë

Mbretëresha e Pop-it i ka lënë të presin fansat për gati dy orë dhe është larguar nga skena pas vetëm 45 minutash show. Ai që supozohej të ishte një spektakël për të promovuar tolerancën, ka rezultuar në një dështim i cili ka kulmuar me hedhjen e shisheve nga ana e fansave të zhgënjyer, të cilët kërkuan edhe rimbursimin e biletave.

Live-i u mbyll pas vetëm 7 këngësh, por Znj. Ciccone ka shkruar në faqen e saj zyrtare se kish mbetur shumë e kënaqur nga ky koncert “magjik”. Kështu, hiç ndjesë për publikun nga ana e artistes, përkundrazi ajo vetë u qa për sjelljen e disa gazetarëve. Madonna i ka quajtur “banditë” personat që nisën të hidhnin shishet e plastikës. “Shtypi u morr vetëm me këtë fakt, dhe jo me aspektin e mirë të shfaqjes”,- ka shtuar ajo. Kuptohet që zhgënjimi ishte akoma më i madh pasi bëhej fjalë për fansa të vërtetë, duke qenë se biletat u shitën fillimisht vetëm për klubin zyrtar të fansave, para se të shiteshin për publikun e gjerë.

Advertisement