I “dëshpëruar” për t’u pajtuar

Friday, December 5, 2025

Robin Thicke dëshiron t’a rifitojë bashkëshorten. Në fillim të javës këngëtari lajmëroi se ish ndarë nga bashkëshortja Paula Patton, por burime të ndryshme konfirmojnë qëllimin e tij për t’u pajtuar. Paula i kish telefonuar të premten për t’i thënë se donte divorcin ndaj artisti menjëherë i hipi avionit dhe shkoi në Kanada, për t’a bindur që të ndryshonte mendim. “Robin kërkon të shëptojë martesën e tij dëshpërimisht. Ai do të mbyllë turneun e tij të enjten në Washington dhe do të përpiqet të bindë Paula-n se mund të ndryshojë dhe se mund të jetë një bashkëshort i mirë. Robin është vërtetë i shqetësuar për djalin e tyre, pasi nuk do që të rritet në dy shtëpi të ndara”,- ka thënë një burim për TMZ. A do t’ja dalë t’a bindë? Si vëzhgues të jashtëm themi se vështirë do e ketë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -