Shkaqet e tij nuk janë bërë të ditura, megjithatë flitet se aktori nuk ka qenë besnik. Ai jo vetëm e ka tradhëtuar bashkëshorten, por e ka tradhëtuar me mbesën e tij E’Dena, më saktë vajza e adoptuar e vajzës së tij Jeanette Adair Bradshaw, të cilën e pati nga martesa e parë. Polemikat kanë shpërthyer jo vetëm për lidhjen gjysh – mbesë, por edhe për diferencën 46 vjeçare në moshë. Morgan Freeman është 73 vjeç ndërkohe E’Dena vetëm 27 dhe thuhet se historia e dashurisë së tyre ka lindur 10 vite më parë, kur vajza ishte akoma minorene. Aktori thuhet se është aq shumë i dashuruar sa dëshiron të martohet me mbesën e tij. Në Hollywood dëgjohen shumë histori të çuditshme, por padyshim kjo meriton të jetë në top dhjetëshen e çudive më të mëdha.