Hyjnë për të grabitur, i vret i zoti i shtëpisë

Dy të rinj kanë humbur jetën gjatë tentativës për të grabitur një banesë, ku janë vrarë nga vetë i zoti i shtëpisë.

Pronari i banesës Flamur Ymeri është vetëdorëzuar në komisariatin numër dy ku ka rrëfyer se ka vrarë dy të rinj të cilët kishin hyrë të grabisnin vilën ku ai dhe familjarët e tij jetojnë në Selitë. Sipas dëshmisë së Ymerit, vrasja e dyfishtë ndodhi për vetëmbrojtje, pasi dy grabitësit ishin të armatosur dhe të maskuar. Po sipas deponimit që i zoti i shtëpisë ka dhënë në polici, ai i ka qëlluar me armën e vetë grabitësve, tip automatik duke i lënë të dy të pajetë. Mbetet ende e paqartë për policinë, se si Ymeri ka mundur t’u rrëmbejë armën grabitësve e t’i qëllojë ata. Për shkak se grabitësit nuk kishin mjete identifikimi me vete, ende nuk është mësuar emri i tyre, ndërsa dyshohet që të jenë rreth moshës 22 dhe 27 vjeç.

Advertisement