Hungari – Tërhiqet gjendja e jashtëzakonshme

Njoftimi është dhënë nga nënsekretari hungarez për ambjentin, Zoltan Illes, i cili kontrolloi nga afër zonën e katastrofës ekologjike. Falë një argjinature të ndërtuar pranë komunës së Kolontarit pak ditë më parë është bërë e mundur vënia nën kontroll e baltës toksike. Incidenti në impiantin e Ajkës ndodhi më datë 4 tetor dhe dëmi ekologjik i shkaktuar nga balta konsiderohet si më i rëndi në historinë e Hungarisë.

Advertisement