Hungari – Dialogu Prishtinë-Beograd prioritet gjatë mandatit të kryesimit të BE

Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Janos Martonyi i cili do të kryesojë Këshillin e Ministrave të jashtëm të BE-së tha se tashmë ndihet i zhgënjyer për shkak të vonesës së fillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Do të dëshironim që ky dialog të fillonte me çështje neutrale teknike, pa prekur çështjen e statusit, ka thënë ai. Sipas tij, është shumë e rëndësishme të bisedohet, ndërsa kryesuesja e BE-së do të ofrojë ndihmën e vet maksimale për këtë. Ai theksoi se Bashkimi Evropian tashmë ka konfirmuar disa herë se do të ofrojë shërbime të mira në interesa të dialogut Prishtinë-Beograd.

Advertisement