Humori i keq është pozitiv

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i New South Wales, në Australi janë pikërisht këto ditë të zymta në të cilat mendja jonë reagon më së miri duke treguar më tepër përqendrim, memorie dhe aftësi për të përballuar ditën. “Ndërsa humori i mirë ndikon pozitivisht kreativitetin, fleksibilitetin dhe bashkëpunimin e besimin tek te tjerët, humori i keq n’a bën më vigjilentë e më të vëmendshëm ndaj botës që n’a rrethon”,‐ thotë Joseph Forgas, autor i studimit të publikuar në revistën Australasian Science. Por cili ka qenë eksperimenti që kanë kryer për të dalë në këtë përfundim? Në studimin e tyre Forgas dhe kolegët e tij u kanë krijuar gjendje të ndryshme emocionale vullnetarëve që u ofruan të ishin subjekte të studimit, duke i vënë të shihnin filma komik apo të trishtë, ose duke i ftuar të kujtonin evente të ndryshme e më pas i vunë të dëgjonin disa histori jete apo legjenda urbane. Nga rezultatet u pa se subjektet me humor të keq tentonin të ishin më objektivë ndaj realitetit dhe ishin më pak besues krahasuar me ata me humor të mirë. “Individët me humor të keq nuk nxitojnë të pozicionohen duke u bazuar në paragjykime racore apo fetare. Veç kësaj e kanë më të vështirë të gabojnë kur i kërkohet të tregojnë ngjarje në të cilat kanë qenë pjesëmarrës”,‐ ka thënë Joseph Forgas. Kështu njerzit me humor të keq kanë një vizion më konkret për realitetin, komunikojnë në mënyrë më të mirë, janë më objektivë dhe nuk mashtrohen aq kollaj sa të tjerët. Të gjitha këto karakteristika janë të duhurat për të kaluar me sukses një ditë gri.

Advertisement