Humbi 9.8 mln euro për shkak të tij, Beckham padit aktorin e njohur…

David Beckham filloi një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollywood Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg.

Ish-futbollisti anglez pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, rreth 9.8 milionë euro, shkruan The Sun.

Advertisement

Ai pretendon se humbi më shumë se 9.8 milionë euro kur stoqet që iu premtuan u mbajtën deri në rënien e çmimeve të aksioneve.
Wahlberg dhe bashkëpandehurit e tij pretendojnë se akuzat për “mashtrim” janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.