Humb jetën 17 vjeçari në landfillin e Sharrës

Të dielën në landfillin e Sharrës u gjet trupi i pajetë i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Disa orë më vonë policia e Tiranës vuri në pranga 4 persona punonjës të kompanisë 3 K SH.P.K, të dyshuar si përgjegjës për ngjarjen, ndërsa shpalli në kërkim administratorin e kësaj kompanie. I riu Gjoklaj, i cili ishte punonjës sezonal në landfill, por i pa regjistruar nga firma 3 K, dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës në Landfill. Mbrëmjen e së dielës policia vuri në pranga përgjegjësin e firmës Besnik Braha, përgjegjësin e turnit Defrim Hakrama, përgjegjësin e punonjësve Bujar Daja dhe drejtuesin e eskavatorit Edmond Kollari, i cili nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit. Ndërsa po punohet për kapjen e administratorit me iniciale E.T. Të arrestuarit dhe personi në kërkim akuzohen për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Advertisement