Hot DIVA/Mamma

Ajo ka postuar disa foto, në të cilat shfaqet me bikini gjatë ditëve të saj të pushimeve dhe duket qartë se është rikthyer në një formë të shkëlqyer fizike, formë në të cilën kishim harruar t’a shihnim. Falë një diete të mbushur plot me aktivitet fizik, artistja (e cila kohët e fundit pothuajse ishte zhdukur (ndryshe nga pjesa tjetër e celebriteteve që nuk lënë gjë pa postuar nëpër faqet e tyre të rrjeteve sociale), vendosi t’i bëjë një surprizë të bukur fansave të saj. Në foto ajo nuk ka shfaqur sfonde mahnitëse, por vetëm momente gazmore me djemtë e saj, në shtëpinë e tyre në Los Angelos. Ndryshe nga Jennifer Lopez apo Rihanna që nuk lënë rast pa shfaqur foto sexy, ajo është mjaftuar me disa foto të një vajze dhe nëne normale, duke mos e humbur asnjë moment imazhin e saj si një superdivë. Ja dhe një foto tjetër në “kushtet e shtëpisë”.


Britney Spears 2 me femijet dhe super ne forme shtator 2012

Advertisement