Dashi: Një klimë e animuar do tju shoqërojë sot. Rrethoheni nga një vorbull njerëzish: njohje të reja dhe njerëz të dashur. Do të hapen horizonte të reja dhe do të keni plot surpriza, me sadisfaksione personale dhe profesionale. Nëse keni një marrëdhënie në çift që funksionon mirë do të gjeni mënyrën e duhur të pajtoni nevojat tuaja me ato të partnerit.

Demi: Duke kaluar tek Luani Hëna, ju hedh në Knock Out. Përgatituni për momente lodhjeje, diskutime me të afërmit dhe llogari që nuk ju dalin. Të shpërqendruar nga shumë interesa nuk i jepni rëndësinë e duhur gjërave të rëndësishme që keni nisur. Lejojini vetes një mbrëmje në shoqëri edhe pse do të limitoni orët e gjumit. Një gjë e tillë do të rezultojë pozitive sepse do t’ju përmirësojë në humor.

Advertisement

Binjakët: Është një ditë me fat. Fati do t’ju sjellë dhurata. Meritoni çmim për impenjimet tuaja por mos u kënaqni. Do të merrni më shumë nga ç’meritoni. Do të bëni xixa dhe në dashuri, sepse të tjerët (“personat që kanë rëndësi”) i kanë sytë të gjithë nga ju. Nëse jeni singëll ëndërroni me sy hapur dhe ëndrrat do t’ju bëhen realitet.

Gaforrja:  Dita do t’ju gjejë me një shpirt pozitiv, të çiltër, të qetë, me shumë dëshirë për t’i lejuar vetes ndonjë kapriço të vogël. Kënaqësi të papritura! Do të keni disa hyrje financiare ekstra të cilat mund t’i përdorni për ndonjë dhuratë për veten. Jeni stabël dhe të lumtur në çift? Do të mund të shijoni dhe dhuratat e kësaj përiudhe. Po flasim për një sintoni të jashtëzakonshme me partnerin.

Luani: Hëna në shenjën tuaj mbron jetën tuaj mondane dhe relatat me miqtë. Do të zgjerojë konsensusin nga ana e personave  që vlerësoni dhe anastjelltas. Është momenti për të vepruar sepse përpara jush do të shpalosen disa momente me shumë fat për projekte profesionale apo private. Bashkimet e lumtura do të gjenden gjithnjë e më tepër përballë kënaqësive. Ato që kanë luhatje në çift do të rregullojnë shenjën. Dikush do të kthejë faqe.

Virgjëresha: Një zhgënjim i vogël po vjen nga ana e një personi, miku që do t’ju refuzojë një favor pa një motiv të qartë. Do të mbeteni keq. Me kalimin e Hënës në shenjën që ndodhet përpara jush nuk do t’u prishet relaksi. Do të flini disa orë më tepër. Tregoni më tepër kujdes në ato që do të bëni dhe lëvizni me shumë vëmendje në punë.

Peshorja: Jeni shumë karizmatikë, gjë që ju rrit prestigjin dhe imazhin. Meritoni notën 10 në dashuri dhe në jetën në çift. Mërkuri miqësor favorizon reflektime mendore të shpejta dhe një kapacitet për të mësuar shpejt dhe jo larg një komunikimi të përsosur. Lajme të mira për të gjithë ata që janë duke studiuar ose përballen me impenjime intelektuale. Do të shkojë çdo gjë më së miri.

Akrepi:  Ditë e koklavitur, nervoze, ngarje me stres, gjëra të marra me shpejtësi dhe jo në shijen tuaj. Do të keni vështirësi të përfundoni njëmijë gjërat që keni në kokë, sidomos kur partneri nuk bashkëpunon. Nëse dëshironi të bëni një hap cilësor në punë do të duhet të jeni preçiz dhe të rregullt deri në perfeksion, gjë kjo që zakonisht nuk ju rezulton fort e thjeshtë, ama duke u impenjuar maksimalisht do t’ja dilni.

Shigjetari: Synoni lart dhe kërkoni mbështetjen e një personi të fuqishëm që do t’ju ndihmojë dhe do të jetë i dobishëm në mënyrë që të mund të realizoheni plotësisht. Ka situata të favorshme në horizont, të cilat do t’ju çojnë në një stabilitet më të mirë në shumë drejtime të jetës suaj, duke nisur nga ajo financiare. Nëse e doni vërtetë një person, mos u mbështesni tek fati.

Bricjapi: Puna është më stimuluese se zakonisht, ndoshta sepse merrni inkurajime nga ana e kolegëve, apo ndoshta sepse jeni të karakterizuar nga një socializim që i bëjën më pak të lodhshme orët që kalohen së bashku me ju. Marsi është në ofertë speciale do të garantojë energji të mirë. Një ajër gjallërues, i jashtëzakonshëm. Gjithsesi edhe oreksi do të jetë i jashtëzakonshëm, ndaj kujdes.

Ujori: Në qiellin tuaj plot yje do të ketë kundërshti. Disa planetë ju favorizojnë e disa të tjerë më pak. Në dashuri keni një dyshim prej Hamleti. Vendosni vëmendjen tuaj mbi dikë në veçanti ose lërini dyert e hapura për ndonjë eventualitet të ri. Zgjidheni ju. Në punë do të përballoni me vendosmëri çdo çështje. Jeta sociale do t’ju falë surpriza të këndshme duke nisur nga miqtë. 

Peshqit: Do t’i keni idetë e qarta çfarë dhe si duhet t’a bëni. Intuita e mirë do t’ju lejojnë që t’a kapni në ajër një mundësi interesante dhe të kënaqshme profesionale. Jeni vetëm? Do të tërhiqeni nga sharmi i dikujt që do të hyjë vrullshëm në jetën tuaj. Jeni çift? Cdo gjë do të shkojë më së miri dhe në profilin sentimental ashtu edhe në atë erotik.