Dashi: Sot qielli është nën këmbët tuaja duke nisur me Hënën. Janë të gjitha predispozitat për të pasur një ditë të lëvizshme. Shfrytëzoni në maksimum qetësinë tuaj dhe aftësinë për të komunikuar e për të siguruar ndihma dhe aletë. Organizoni një darkë nën dritën e qirinjve, duke kuruar menunë dhe atmosferën: mund të jetë mënyra më e mirë për të rifituar dikë.

Demi:  Nëse në aktivitetin tuaj ka nevojë urgjente për ndryshime thelbësore, atëherë  sot mund të mbështeteni tek bisedat qartësuese me personat që marrin vesh. Në familje duhet të pranoni se askush nuk është perfekt e se edhe ju ndonjëherë bëni gabime. Pranoni ftesat, merrni pjesë nëpër evente sociale, mos u mbyllni në shtëpi. Bëni aktivitet fizik, por pa shumë sforco të tepruara.

Advertisement

Binjakët:  Yjet ndriçojnë me dashamirësi dhe ju dhurojnë një kaleidoskop plot me të reja dhe emocione pozitive. Fati ju buzëqesh dhe ju e ndihmoni me projekte krijuese dhe efikase. Lajme pozitive mbërrijnë edhe në fushën financiare: disa hyrje parash mund t’ju japin komoditet. Në jetën dashurore dikush do të jetë i gatshëm të bëjë një hap para për të mos qenë më vetëm.

Gaforrja: Raundi i parë i betejës mes jush dhe Hënës paraqitet i vështirë, me Plutonin që godet në ije dhe luan me punën dhe kundërshtarët tuaj. Nëse do t’i lini pas dore detajet e vogla do të jetë e pamundur të dilni nga kjo ditë. Relaksohuni! Me të nxehtin që bën, kini kujdes nga korentet e ajrit: ajri i kondicionuar mund të jetë shkaktar për ftohje apo për infeksione në vesh.

Luani: Nëse mendja juaj ka filluar fluturimin dhe refuzon kontaktin me realitetin, përpiquni të kënaqni duke organizuar udhëtimin e radhës. Përfshini parnterin në projekt: do të jetë një rast i mirë për të ushqyer bashkëpunimin tuaj. Kuptim shumë i mirë me personin e dashur, nëse do të lini mënjanë individualizmin tuaj dhe do të pranoni një ftesë për një dalje në mbrëmje.

Virgjëresha: Më mirë të qëndroni larg dyqaneve nëse nuk doni që të ktheheni në shtëpi të turbulluar se keni shpenzuar më tepër seç duhej dhe do të keni ndjesi faji. Do të ndiheni shumë pak të kuptuar nga familja përsa i përket aspiratave dhe dëshiravë për ndryshim. Mos u përshtasni me ritmet e atyre që ju rrethojnë por kënaqni nevojat tuaja. Për të luftuar ankthin, përdorni gjëra natyrale.

Peshorja: Mendjen e keni diku tjetër, larg së përditshmes: për disa kjo gjë është e mirë, por rrezikon të humbisni kontaktin me gjërat e vogla. Të gjithë fajin e ka Hëna tek Dashi që ju bën të shkëputur dhe të padurueshëm ndaj rutinës. Partneri dhe familja kërkojnë hapësirë dhe vëmendje, por ju sot jeni kaq të pakënaqur sa më mirë për të gjithë nëse nuk ju dilni përpara.

Akrepi:  Kjo ditë i duhet dedikuar shtëpisë, njërës prej temave tuaja të preferuara: ndjeni kënaqësi të madhe në risistemimin e dollapëve apo në sistemimin e kujtimeve. Do të dini të ballafaqoheni me shkathtësi në ambjente të ndryshme profesionale e jo vetëm, do të ndërmjetësoni shkëlqyeshëm. Në përgatitje e sipër për nisjen e një projekti të ri mos u limitoni të vlerësoni vetëm aspektin ekonomik, por mendoni edhe për kënaqësinë që mund t’ju japë ai.

Shigjetari: Atmosferë e relaksuar dhe e lehtë sot falë trekëndëshit me Diellin dhe Hënën: komunikimi do të jetë i rrjedhshëm dhe funksional. Në dashuri më mirë të evitoni përplasjet për të cilat do të pendoheni më vonë, kërkoni gjithnjë kompromis. Ditë impenjative në punë por me rezultatet bindëse nxirrni grintën tuaj dhe tregoni kush jeni. Ftesa të çdo lloji. Surpriza të bukura.

Bricjapi: Hëna kundërshtare do të jetë shkaku i debateve të ndezura në familje, por finalen e vendosni ju dhe jo yjet. Mos u përfshini nga ankthe të kota: do të arrini të çoni në fund të gjithë impenjimet që keni marrë përsipër.  Boll me varjet e turinjve, në të kundërt nuk mund të qaheni nëse partneri distancohet.

Ujori: Ëmbëlsia dhe grinta duhen përzier në masat e duhura: përpiquni që dinamizmi dhe vullneti të mos shprehen në mënyrë të çekuilibruar. Raportet sociale do të jenë të gjalla dhe stimuluese, do të ndani me të tjerët eksperienca të reja. Nuk do të jeni të kënaqur me një trup të bukur, do të doni më shumë.

Peshqit: Një impenjim i papritur mund t’ju detyrojë të rishikoni takimet dhe të menaxhoni ndonjë incident të vogël diplomatik në familje. Nëse e përqendroni vëmendjen tek praktika duke nxituar problemi do të ridimensionohet. Ata që nuk janë më të rinj mund të jenë largpamës duke përshtatur që tani një ushqim të pasur me fruta, perime dhe integratorë.