Dashi: Ditë ekselente për shumë prej jush falë Hënës tek Luani, trekëndëshi që ushqen humorin e mirë, dhuron ide gjeniale në punë dhe ushqen pasionin në çift. I vetmi problem do të jetë të gjeni kohën për të vënë në praktikë të gjithë projektet që keni në mend. Ndiheni në formë dhe plot energji falë Mërkurit, Hënës, Jupiterit dhe Saturnit që ndodhen në shenjën tuaj.

Demi: Ju pret një ditë gri, pak argëtuese. Kjo gjithsesi nuk ju autorizon që të rrini duarkryq pa bërë asgjë. Nëse keni dëshirë të rrini vetëm dhe të mendoni për këtë gjë duhet vetëm t’a kërkoni. Mos bëni lëvizje të pamenduara për të cilat më vonë mund të pendoheni. Lëreni buonsensin dhe racionalitetin tuaj të mbizotërojë të paktën për këtë herë.

Advertisement

Binjakët: E martë premtuese. Shfrytëzojeni fuqinë tuaj dhe nuk do të keni mjaftueshëm orë në dispozicion gjatë ditës për t’ju dedikuar gjithçkaje që doni të bëni. Do të jeni aq shumë të angazhuar sa nuk do të shihni as orën. Nuk do të mungojnë rastet për të bërë marrëveshje të mira, aq më tepër për t’u kënaqur e për të njohur njerëz të rinj. Hëna dhe Urani premtojnë një mbrëmje interesante.

Gaforrja:  Do të mund të mbështeteni në energji pozitive dhe në shpirtin e iniciativës. Do të jeni të angazhuar dhe hiper aktivë. Do të jeni në lëvizje të përhershme, gati për të ndërhyrë ballë për ballë në çdo fushë. Do të mund të prisni pikërsht në këto ditë disa prova për miqësitë që do t’ju bëjnë të ndiheni më të fortë, më të motivuar e më besues ndaj të tjerëve.

Luani: Hëna e plotë në shenjën tuaj. Sot do të ndiheni të fortë dhe do të keni nevojë që të merreni me veten dhe nevojat tuaja, të shihni brenda dhe të reflektoni. Kërkoni situata që ju japin qetësi dhe siguri dhe largohuni nga gjithçka tjetër që do t’ju japë destabilitet. Në dashuri do të gjendeni në një terren të papritur, ndërkohë që kërkoni të rrezistoni mbi të gjitha pa shpresë nga një vorbull dashurie.

Virgjëresha: Ju pret një ditë pa pika të zeza, por dhe pa momente ekzaltuese. Lejojini vetes të thyeni disa rregulla, por mos lini kurrë mënjanë buonsensin. Dita do t’ju gjejë me analiza situatash, shpenzimesh dhe bilance. Rrini të qetë nëse llogaritë nuk janë të sakta. Do të keni zgjidhjen për të fituar pak më shumë. Shkundeni relatën në çift. Merreni ju iniciativën të parët.

Peshorja: Me Hënën në zonën e 6-të mbi të gjitha e favorshme me Saturnin do të keni shpatullat e ngrohta në sferën profesionale ndaj është rast i mirë për një kapërcim cilësor. Do të dini t’a menaxhoni situatën në mënyrë që t’a përmirësoni dhe t’a bëni të favorshme për ju me korrektësinë e të vepruarit, gjë kjo që nevojitet dhe që nuk i përket të gjithëve. Përrallore sfera afektive dhe ajo në çift.

Akrepi: Nuk jeni në formë, jeni të lodhur dhe nervozë. Lëvizni me qetësi dhe mendoni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme në punë. Mund të gaboni kohën dhe vlerësimin ndaj përmirësimi i objektivave nuk do të jetë i thjeshtë. Sot duhet të mbizotërojë kujdesi. Më mirë shfaqet jeta dashurore, ju ofron më shumë siguri dhe harmoni. Nëse puna ju mërzit  ngushëllohuni me njeriun e zemrës.

Shigjetari: Qielli sot duket bujar me ju. Do t’ju bëjë euforikë dhe do t’ju japë shanse shumë të mira, nga të cilat do të ishte mirë të përfitonit. Në punë çdo gjë mirë. Do t’ju duhet vetëm të shmangni menaxhimin e gjërave që nuk janë në kompetencën tuaj. Në sferën afektive do të jeni shumë me fat sidomos nëse jeni singëll. Do të keni një sensualitet të lartë dhe do të shënjestroni viktima të reja.

Bricjapi: Dita duket interesante për punët dhe aktivitetet ekonomike. Do të kuptoni sa të Zotë jeni për t’ja dalë mbanë vetëm. Megjithatë edhe sfera sentimentale nuk do t’ju zhgënjejë. Do të ngacmoni në mënyrën e duhur partnerin duke e bërë akoma më të këndshme relatën në çift. Nëse jeni singëll mos u ndjeni vetëm, por as mos refuzoni mundësinë e një takimi dashuror.

Ujori: Mjafton të kalojë Hëna në Luan që të ndryshoni humor dhe të vendosni në pah pjesën tuaj më negative. Parashikoni për sot disa pengesa, nerva të acaruara dhe pak shqetësime. Do të jeni sensibël dhe intatçor. Merrni zhgënjime njëri pas tjetrit dhe keni kurajo të mendoni se keni të drejtë. Pak sakrifica, mbi të gjitha përsa i përket kohës, do t’ju kërkohen atyre që punojnë për të tjerë.

Peshqit: Ditë shumë e mirë. Në punë po vjen një fllad ndryshimesh pozitive për të ndryshuar diçka dhe për të realizuar projektet që keni për zemër. Përsa i përket sferës sentimentale do të keni mbështetjen e patundur të Hënës në Luan dhe gjithçka që sjell si rrjedhojë. Nëse jeni singëll do të keni shumë për t’u ndjerë të kënaqur sidomos nëse keni ndërmend diçka të veçantë.