Dashi: Nëse dita e mirë duket që në mëngjes, atëherë shumica juaj le të përgatitet për një ditë të shkëlqyer. Entuziazëm, dialektikë, qartësi idesh dhe sharm në sasi industriale do të jenë armët tuaja fituese, ato që do t’ju mundësojnë afrimin dhe fitimin e atij që ju intereson. Në kohën e lirë ushqehuni me muzikë të mirë, filma cilësorë dhe lexime të mira.

Demi:  Shfrytëzoni këtë ditë të lumtur sepse yjet ju favorizojnë në të gjithë sektorët. Duke kaluar nga fjalët e ëmbla e plot dashuri tek lojrat, do të arrini të drejtoni lidhjen tuaj dashurore në mënyrat më të mira. Personat singëll do të konsolidojnë një dashuri  të lindur së fundmi. Në profesion do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë. Fitime të mira.

Advertisement

Binjakët:  Hëna rremon kundër jush. Konfliktualë dhe fjalëpak do të preferoni të veproni duke ndjekur intuitën pa u dhënë shumë shpjegime atyre që nuk i kuptojnë zgjedhjet tuaja. Tensione në dashuri, sidomos për mungesën e gadishmërisë suaj për dialog dhe përballje. Nëse vuani nga ndonjë shqetësim dhe nuk ja dini origjinën bëni një test për të konfirmuar intoleranca të mundshme.

Gaforrja: Fillimi i mbarë gjysma e punës. E keni nisur mirë, por mos u dorëzoni përpara vështirësisë së parë: nuk është karakteristikë e juaja. Nëse jeni të pasigurt dhe ndiheni të paaaftë për t’ja dalë mbanë vetëm kërkoni mbështetjen e një personi të besuar.  Këshillohet të ngadalësoni pak ritmet nëse nuk doni të përfundoni pa energji.

Luani: Askush nuk mund t’ju ndalë në ngjitjen tuaj të suksesit: jeni në kulm me energjitë, gati për t’i hedhur në tokë kundërshtarët dhe për të imponuar pa kushte rregullat tuaja. Ndonjëherë kujtoni që nuk jeni vetëm, konsiderojini edhe nevojat e të tjerëve. Dëshira për stabilitet afektiv mund të sforcojë pak vendimet e partnerit: mos e sforconi, jepini kohë për të reflektuar.

Virgjëresha: Hëna jo harmonike parashikon një ditë në ngjitje më tepër për shkak të humorit tuaj të keq se sa për ngjarjet që duhet të përballoni. Do t’ju duket sikur në punë impenjoheni shumë dhe  do të merrni pak, të paktën në lidhje me sforcot e prodhuara. Bëni durim deri nesër. Kujdesuni për veten, ndoshta keni nevojë për përkëdhelje  dhe pak më tepër vëmendje.

Peshorja: Kur jepni fjalën impenjoheni për t’a mbajtur, pasi ajo që ka më tepër rëndësi për ju është të jeni të ndershëm dhe të besueshëm.  Një çështje familjare do të jetë rasti i duhur për të qartësuar parimet tuaja. Gjithçka mirë në fushën e dashurisë. Vëmendja e partnerit do t’ju bëjë të reflektoni: nuk mund të hiqni dorë lehtësisht nga një raport që ju jep kaq shumë.

Akrepi:  Hëna udhëton e heshtur, por për t’a animuar pak ditën mund të mbështeteni tek Marsi në fushën e Tetë, që ju bën me iniciativë.  Në punë nga idetë do të kaloni në veprim pa hezitime dhe kjo do të fshijë kundërshtarët dhe do t’ju japë një avantazh të papritur. Mbrëmje e qetë përsa i takon dashurisë falë armës suaj më të mirë: një kuptim sensual.

Shigjetari: Ndiheni gati për çdo rastësi: jeni të shkathët dhe me shpirt iniciative. Kjo ditë mund të jetë plot kënaqësi. Qetësia do të mbizotërojë përkundër çdo mendimi negativ. Për t’a bërë më elektrizuese mbrëmjen një element që nuk duhet të mungojë është shoqëria e mirë që vlerëson dinamizmin dhe dëshirën e madhe tuajën për t’u argëtuar.

Bricjapi: Ditë e lodhshme me Hënën në fushën e 12-të. Do të jeni të detyruar të merrni në konsideratë këshillën e personave me ndikim edhe pse nuk ndani të njëjtin mendim e vlerësim. Përveç kësaj përqendrimi do të lërë për të dëshiruar: duhet të derdhni shumë djersë për të zhvilluar detajet e një projekti. Dedikojini kohë dhe kujdes pamjes dhe trupit tuaj.

Ujori: Atmosfera frizante ju shtyn të bëni shumë gjëra. Në punë ndjeni se meritat tuaja duhen njohur: nuk doni më të kënaqeni me thërrime. Takimi i lumtur mes Hënës dhe Uranit  përfshin një entuziazëm të madh në jetën tuaj intime. Dita është e favorshme për të gjithë ata që duan të luajnë me aventura të pazakonta dashurie, me iniciativa të guximshme…

Peshqit: Duhet të nxirrni vendosmërinë për të zgjidhur një çështje të komplikuara: mos hiqni dorë përballë një dështimi të vogël, por përsosni strategjinë. Jeni gjithnjë në dispozicion të familjes edhe pse keni nevojë për hapësirat tuaja. Në dashuri është e kotë të luftoni për t’u afruar me një person shumë të ndryshëm nga ju: më mirë të qëndroni vetëm për ca kohë dhe të prisni një tjetër rast.