Dashi: Me Hënën në të njëjtën shenjë të elementit tuaj do të mund të sistemonit çdo gjë në shumë pak kohë, në këtë mënyrë do të keni më shumë kohë për hobbin tuaj. Mos refuzoni takime të rëndësishme që të mos humbni të rejat e vyera në lidhje me ç’po ndodh rreth e qark jush në sferën sociale. Ditë e shkëlqyer në profilin financiar. Shtrengimi i dorës midis Hënës dhe Jupiterit premton dhurata të mëdha. I këndshëm sektori i dashurisë.
Demi: Me Hënën dhe Mërkurin në kontrast sfidat që një herë e një kohë ju dukeshin entuziazmuese sot do t’ju duken më të rëna dhe të lodhshme se sa i kishit parashikuar. Për fat të keq do të duhet të buzëqeshni edhe kur loja është e pisët, duke qenë se nuk duhet të mbeteni në asnjë mënyrë pas. Mos i ktheni kurrizin mundësisë së të bërit paqe me partnerin. Kurrë mos thuaj kurrë, ama duhet të jeni shumë disponibël.
Binjakët: Besimi është themelor nëse do të duhet të bashkëpunoni me të tjerët. Nëse mungon duhet t’a keni që kjo gjë të ndodhë. Falë Hënës në zonën e gjashtë dhe disa fjalëve të mira do të bindni dhe të pabindurin. Tek ndjenjat jeni duke dhënë një provë altruizmi dhe durimi. Do të mblidhni kështu vështrime plot admirim dhe stimë.
Gaforrja: Energji pafund dhe pozitivitet nga yjet: pikërisht kështu do të jetë kjo ditë për ju, fantastike! Profesionalisht do të jetë një moment shumë i mirë. Disa gjëra mund të realizohen në mënyrë të përsosur. Kreativiteti do të jetë i freskët dhe premtues. Nëse keni një histori dashurie do të ketë shumë rëndësi të jeni të qëndrueshëm dhe të ndritur.
Luani: Ditë ë bukur kjo e sotmja. Parashikohen ndryshime në punë. Shumë nga ju do të kenë mundësinë të përmirësojnë apo ndryshojnë tek tuk aktivitetin e tyre duke rikuperuar kështu pjesën ekonomike. Nëse jeni të dashururar dhe të lumtur preokupohuni vetëm që të përmirësoni dialogun me partnerin, pasi të tjerat do të vijnë vetë. Nuk do të mungojnë mundësitë për beqarët dhe ata që janë në kërkim të një prehe të re.
Virgjëresha: Përqendrimi nuk është në nivelet maksimale dhe për këtë e ka fajin Hëna në shenjën e Luanit. Shpesh do të rrezikoni të jeni të ç’orientuar. Do t’ju nevojitet një busull. Pikërisht në këtë moment duket se e keni humbur një të tillë. Ngadalësoni ritmet. Një masazh i mirë tek shputat e këmbëve është ajo që ju nevojitet. Nëse e keni kaluar pjesën më të madhe të ditës në këmbë do të relaksoheni dhe nuk do të ndiheni të lodhur.
Peshorja: Hëna në Luan është për ju ndihma e duhur për të krijuar një grup pune. Në këtë mënyrë do të keni një sukses të garantuar. Pastaj nëse arrini t’i bëni të gjithë të ndihen pjesë të një gjëje më të madhe aq më mirë. Mos tentoni të zgjidhni problemet në çift duke fshirë me gomë atë që nuk shkon. Merrni kohë dhe ndërkohë shijoni ndonjë gjë që t’ju bëjë të hiqni mendjen.
Akrepi: Hëna dhe Jupiteri po ju shohin vëngër. Në teori dini të përballni çdo situatë por në praktikë dhe në momentin vendimtar mbizotëroheni nga disa paqartësi. Bëjini lëvizjet njëra pas tjetrës duke parë se si do të ndryshojnë gjërat para se të bëni lëvizjen e radhës. RRUDHENI PAK DORËN. Mos u mërzisni për ndonjë program të paracaktuar që anullohet.
Shigjetari: Do të jeni mëse të kënaqur nga ajo që do të përfundoni falë Hënës mike tek Luani. Besoni gjithnjë në vetvete dhe në atë ç’ka jeni duke bërë. Shumë horizonte janë duke u zgjeruar. Mjegulla do të zhduket dhe rrugëtimi që do të ndërmerrni do të jetë më i qartë. Dashuria do të jetë në krye të mendimeve tuaja. Madje do të jeni edhe më të ëmbël dhe të dorëzuar se zakonisht. Të dashur si kurrë më parë, por edhe me biznese të mira.
Bricjapi: Nëse dikush mendon se mund të bëjë lojë të dyfishtë nuk do t’a shmangni dot pa ja vënë në dukje por pa e ekzajgeruar, pa rënë shumë në sy. Pranojeni gjithsesi pendimin e tij nëse është i sinqertë dhe nëse nuk është vënë si një maskë për të mbrojtur fytyrën e vërtetë. Nxitimi është këshilltar i keq thotë një fjalë popullore, kështu që më parë, madje që në mëngjes kontrolloni nëse keni marrë çdo gjë me vete.
Ujori: Dikush ka ardhur me vonesë në takim për ju? Orari dhe përpikmëria kanë shumë rëndësi. Nuk do mund të mos ja vini në dukje, ama gjithnjë me xhentilesë. Më Hënën në kundërshti nuk do të jetë e thjeshtë të jeni dakort me ata që ndajnë me ju hapësirat. Keni nevojë për më shumë liri, por kështu do të rrezikoni të minoni ekuilibrat në brendësi të relatave tuaja. Nevojitet takt.
Peshqit: Sektori profesional do t’ju falë disa arritje ose ndryshime që nuk do t’i prisnit kurrë. Mërzitë burokratike do të marrin një udhë më të mirë. Nëse keni një aktivitet komercial i keni velat e shpalosura dhe era fryn në to. Jeni grintozë madje më tepër se ç’duhet në disa raste, komunikues dhe ekspansivë si kurrë më parë. Mbrëmja do t’ju dhurojë shumë pasion atyre që janë singëll dhe bashkëpunim të mirë për atyre që janë në çift.